Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë
(last modified Sat, 03 Jun 2023 06:34:40 GMT )
Qershor 03, 2023 08:34 Europe/Tirane
  • Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë

Burimet e lajmeve raportuan se William Burns, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA), muajin e kaluar udhëtoi fshehurazi në Kinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ky udhëtim, i cili u raportua për herë të parë nga gazeta britanike Financial Times, u publikua në një situatë ku më parë mediat kishin raportuar për përpjekjet e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve me Kinën. Tensionet e rënda në marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara si dy ekonomitë më të mëdha në botë u qetësuan disi në fund të vitit të kaluar me takimin midis Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping në Bali. Ky takim ka mundur të zgjidhë pjesërisht disa nga shqetësimet e krijuara pas vizitës në Tajvan së Nancy Pelosi, kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Por janarin e kaluar hyrja e një balone spiune kineze në hapësirën ajrore amerikane dhe rrëzimi i saj nga një avion luftarak amerikan pranë brigjeve të Karolinës, solli sërish kulmin e tensioneve mes dy vendeve.

Tags