Inteligjenca artificiale ka zhdukur rreth 4000 vende pune në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144962-inteligjenca_artificiale_ka_zhdukur_rreth_4000_vende_pune_në_amerikë
Kompanitë amerikane përmendën përdorimin e inteligjencës artificiale si arsyen e pushimit nga puna të 3900 punonjësve, që përbën rreth 4.9 për qind të shkurtimeve të vendeve të punës në mbarë vendin në muajin maj.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 04, 2023 19:18 Europe/Tirane
  • Inteligjenca artificiale ka zhdukur rreth 4000 vende pune në Amerikë

Kompanitë amerikane përmendën përdorimin e inteligjencës artificiale si arsyen e pushimit nga puna të 3900 punonjësve, që përbën rreth 4.9 për qind të shkurtimeve të vendeve të punës në mbarë vendin në muajin maj.

Sipas CCTV, inteligjenca artificiale thuhet se ka eliminuar rreth 4,000 vende pune të amerikanëve në maj. Sipas Challenger, një institut me bazë në Çikago, kompanitë amerikane theksuan se arsyeja e pushimit nga puna të 3,900 punëtorëve ishte përdorimi i "inteligjencës artificiale". Sipas raportit, kompanitë amerikane shkurtuan më shumë se 80,000 vende pune në muajin maj. Kjo ishte 287 për qind më shumë se një vit më parë, dhe numri total i shkurtimeve të vendeve të punës të njoftuara nga punëdhënësit amerikanë që nga fillimi i vitit 2023 arriti në rreth 417 000. Përveç mbylljeve të bizneseve dhe “kushteve të tregut apo ekonomike”, Inteligjenca artificiale është një shkak i zakonshëm i shkurtimit të vendeve të punës në SHBA .