Vendimi i “OPEC Plus” për uljen e prodhimit të naftës
(last modified Mon, 05 Jun 2023 15:13:55 GMT )
Qershor 05, 2023 17:13 Europe/Tirane
  • Vendimi i “OPEC Plus” për uljen e prodhimit të naftës

Ministrat e naftës të vendeve të OPEC+ ranë dakord në takimin e tyre në Vjenë për të ulur prodhimin e tyre me 1.4 milionë fuçi në ditë nga fillimi i vitit të ardhshëm (2024).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi sipas vendimit të vendeve të OPEC+, prodhimi i naftës vitin e ardhshëm do të jetë rreth 40 milionë fuçi në ditë. Arabia Saudite, Rusia dhe Omani gjithashtu njoftuan se do të reduktojnë vullnetarisht prodhimin e tyre të naftës.

Ministri i energjisë së Arabisë Saudite, princi Abdul Aziz pas takimit të OPEC+, tha se vendi do të vazhdojë vullnetarisht politikën e reduktimit të prodhimit me 500,000 fuçi naftë në ditë deri në fund të vitit 2024.

Më herët mediat raportuan për mosmarrëveshjen mes Arabisë Saudite dhe disa anëtarëve të OPEC-ut për kuotën e prodhimit të naftës.

Javën e kaluar, ministri i energjisë i Arabisë Saudite tha se investitorët që vënë baste për çmime më të ulëta të naftës ose prodhim më të ulët të naftës duhet të jenë të kujdesshëm.

Grupi i njohur si “OPEC Plus” përfshin anëtarët e “OPEC” dhe vendet aleate prodhuese të tij, të cilat furnizojnë rreth 40% të naftës bruto botërore dhe vendimet e këtij grupi kanë një ndikim të madh në çmimet e tregut të naftës.

Tags