Putin dhe princi i kurorës saudite diskutuan lidhjet dypalëshe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145152-putin_dhe_princi_i_kurorës_saudite_diskutuan_lidhjet_dypalëshe
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kanë diskutuar bashkëpunimin brenda OPEC+ dhe lidhjet dypalëshe midis dy vendeve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 08, 2023 19:18 Europe/Tirane
  • Putin dhe princi i kurorës saudite diskutuan lidhjet dypalëshe

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kanë diskutuar bashkëpunimin brenda OPEC+ dhe lidhjet dypalëshe midis dy vendeve.

Në një bisedë telefonike, të dy liderët vlerësuan bashkëpunimin Moskë-Riad në kuadër të OPEC+, tha Kremlini në një deklaratë. “Të dyja palët vlerësuan nivelin e bashkëpunimit brenda OPEC+, që bën të mundur marrjen e hapave në kohë dhe efikase për të ruajtur ekuilibrin e kërkesës dhe ofertës për naftë. Palët vunë në dukje rëndësinë e marrëveshjeve në këtë drejtim, të arritura gjatë viteve të fundit”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga agjencia e lajmeve TASS. OPEC+, i cili grupon 13 anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe 10 aleatë jo-anëtarë të OPEC-ut, siguron rreth 40 për qind të naftës së papërpunuar në botë, që do të thotë se vendimet e tij mund të kenë një ndikim të madh në çmimet e naftës. Arabia Saudite është prodhuesi kryesor në OPEC+. Sipas TASS, të dy palët u ndalën gjithashtu në temën e rritjes së lidhjeve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve dhe një zbatim të "projekteve të përbashkëta në investime, logjistikën e transportit dhe energjinë".