Qershor 09, 2023 17:55 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Ushtria ukrainase ka pësuar humbje të konsiderueshme

Koordinatori për komunikim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë njoftoi për humbje të mëdha të ushtrisë ukrainase për sa i përket personelit ushtarak dhe pajisjeve në kundërsulmet e fundit kundër forcave ruse.

Agjencia e lajmeve Tass njoftoi se John Kirby, koordinatori për komunikim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një interviste për media, deklaroi: "Në të njëjtën kohë me përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, ekziston mundësia që ushtria ukrainase të pësojë humbje dhe viktima të konsiderueshme".

Duke thënë se ai nuk ka ndërmend të japë statistika të sakta për viktimat në radhët e ndryshme të ushtrisë ukrainase, Kirby shtoi: "Viktimat në mesin e forcave ukrainase dhe humbjet në mesin e armëve amerikane janë shkaktuar për shkak të luftimeve të ashpra rreth Bakhmutit dhe fronteve të tjera të luftës".

Koordinatori i sigurisë i Shtëpisë së Bardhë theksoi më tej se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë ende të fokusuar në ofrimin e armëve dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Më parë, kanali informativ CNN, duke cituar burime në qeverinë e Uashingtonit, kishte raportuar për viktima të dukshme të ushtrisë ukrainase në kundërsulmet kundër forcave ruse në ditët e fundit.

Kjo është në kohën kur sipas zyrtarëve amerikanë, viktimat e mëdha nuk do të kenë shumë ndikim në planet më të mëdha kundërsulmuese të ushtrisë ukrainase.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë së fundmi deklaroi se ushtria ukrainase nisi kundërsulme kundër forcave ruse më 4 qershor, të cilat ishin të pasuksesshme dhe rezultuan në viktima njerëzore dhe pajisje ushtarake.

Gazeta "Financial Times" të enjten citoi dy zyrtarë perëndimorë në Kiev dhe dy anëtarë të ushtrisë ukrainase dhe analistë ushtarakë të cilët pretendonin se Ukraina ka përdorur tanke të prodhimit gjerman për të sulmuar pozicionet ruse në Ukrainën juglindore dhe ka nisur sulmet e para të rënda me pajisje të blinduara.

Kievi ka njoftuar se qëllimi i këtij kundërsulmi është "rimarrja e zonave të pushtuara nga Rusia". Pavarësisht kësaj, raportimet edhe në mediat perëndimore tregojnë se ky kundërsulm nuk pritet të ndryshojë seriozisht llogaritjet e luftës.

 

Tags