Javën e ardhshme nis fushata zgjedhore e Biden
(last modified Sat, 10 Jun 2023 09:31:24 GMT )
Qershor 10, 2023 11:31 Europe/Tirane
  • Javën e ardhshme nis fushata zgjedhore e Biden

Shtëpia e Bardhë njoftoi se javën e ardhshme në shtetin e Pensilvanisë presidenti 80-vjeçar i SHBA Joe Biden do të zhvillojë aktivitetin e tij të parë të fushatës 2024.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Biden më 17 qershor në Filadelfia do të marrë pjesë në një takim me anëtarët e sindikatave. Më herët, Associated Press publikoi rezultatet e një sondazhi që tregoi se vetëm 26% e amerikanëve duan të rizgjedhin Joe Biden si president të vendit të tyre. Mosha e vjetër e senatorit Biden dhe paaftësia e tij për të bërë disa punë dhe për të marrë vendime efektive politike dhe ekzekutive në Shtëpinë e Bardhë, janë bërë thembra e tij e Akilit në sondazhet publike dhe shtetërore.

Tags