"Washington Times" zbulon korrupsionin e Biden me një kompani ukrainase
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145238-washington_times_zbulon_korrupsionin_e_biden_me_një_kompani_ukrainase
Gazeta amerikane "Washington Times" ka njoftuar se posedon dokumente të cilat vërtetojnë se një kompani ukrainase i ka paguar 5 milionë dollarë ryshfet Jor Biden në kohën kur ai ishte zv/president i SHBA-ve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 10, 2023 19:00 Europe/Tirane

Gazeta amerikane "Washington Times" ka njoftuar se posedon dokumente të cilat vërtetojnë se një kompani ukrainase i ka paguar 5 milionë dollarë ryshfet Jor Biden në kohën kur ai ishte zv/president i SHBA-ve.

Pas marrjes nën kontroll të Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës në vitin 2023, republikanët amerikanë kanë filluar të përballen me Shtëpinë e Bardhë dhe objektivi i tyre janë çështjet financiare të familjes së presidentit demokrat Biden. Këto hetime mund të përcaktojnë rrjedhën e garës për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2024.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta amerikane "Washington Times" duke cituar një informator të Policisë Federale Amerikane (FBI), ka shkruar se një nga menaxherët e kompanisë energjetike ukrainase "Burisma" në vitet 2015-2016 kërkoi mbështetjen e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr qafe një prokuror ukrainas, i cili po hetonte korrupsionin financiar të kësaj kompanie, dhe në shkëmbim të kësaj, i ka paguar Biden ryshfet prej 5 milionë dollarësh.

Kompania "Burisma" i ka paguar 5 milionë dollarë edhe Hunter, djalit të Joe Biden, presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili në atë kohë ishte i punësuar në bordin e drejtorëve të kompanisë "Burisma" me një pagë vjetore prej 1 milionë dollarësh.

Sipas informatorit të FBI, plani mbahej i fshehur duke përdorur disa llogari bankare. Të dhënat bankare të marra nga hetuesit e Kongresit të Amerikës, treguan se anëtarët e familjes Biden dhe bashkëpunëtorët e tyre të biznesit morën gjithashtu miliona dollarë nga vende të tjera si Kina dhe Rumania.

Ndërkohë, ish-kryetari i Kongresit Amerikan, Newt Gingrich, tha: "Duke iu referuar pagës prej 200 mijë dollarësh të informatorit të FBI-së, kjo tregon se informacioni i tij është shumë i besueshëm me këtë organizatë dhe Dhoma e Përfaqësuesve nën kontrollin e republikanëve duhet të publikojë dokumentet e korrupsionit të Bidenit".

Më herët, James Comer, kryetar i komitetit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, tha se anëtarët e familjes së presidentit amerikan Joe Biden, përfshirë djalin e tij Hunter, kanë marrë miliona dollarë nga kompanitë me bazë në Kinë dhe Rumani. Joe Biden ishte zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara nga viti 2009 deri në vitin 2017.