Trump: Edhe nëse më dënojnë, do të marr pjesë në zgjedhje
(last modified Sun, 11 Jun 2023 08:35:06 GMT )
Qershor 11, 2023 10:35 Europe/Tirane
  • Trump: Edhe nëse më dënojnë, do të marr pjesë në zgjedhje

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, duke përsëritur pretendimet e tij për pafajësinë mbi akuzat e fundit kundër tij, tha se dënimi i tij i mundshëm nuk do ta pengojë atë të kandidojë në zgjedhjet e 2024-ës.

Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ditët e fundit u shpall fajtor nga gjykata federale në 37 raste, duke përfshirë mbajtjen e disa dokumenteve bërthamore konfidenciale në shtëpinë e tij personale në Florida. Ai të martën është planifikuar të paraqitet në gjykatë, por me gjithë këtë ai në një intervistë për revistën “Politico” pretendoi se është i pafajshëm dhe të gjitha këto veprime kanë karakter politik.  Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Trump në këtë bisedë tha se edhe nëse gjykata do ta shpallte fajtor për akuzat e shpallura, ai sërish nuk do të tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA. Në fjalën e tij, Trump deklaroi se parashikimi i tij është se ai nuk do të dënohet në gjykatë dhe nuk do të ketë nevojë as të kërkojë ulje dënimi në këtë rast. Trump theksoi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nuk do ta falë veten nga akuzat, sepse sipas tij, nuk ka kryer asnjë krim. Ish-presidenti amerikan gjithashtu theksoi: Akuzat ndaj meje e kanë bërë popullaritetin tim shumë më të lartë dhe premtoj të bëhem president dhe të dëboj Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Tags