Lideri i Koresë së Veriut shpreh solidaritet për Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145292-lideri_i_koresë_së_veriut_shpreh_solidaritet_për_putinin
Në një mesazh drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un duke theksuar forcimin e marrëdhënieve strategjike midis dy palëve dhe solidaritetin me Rusinë, mbështeti qëndrimin e Moskës ndaj Ukrainës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 12, 2023 11:27 Europe/Tirane
  • Lideri i Koresë së Veriut shpreh solidaritet për Putinin

Në një mesazh drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un duke theksuar forcimin e marrëdhënieve strategjike midis dy palëve dhe solidaritetin me Rusinë, mbështeti qëndrimin e Moskës ndaj Ukrainës.

Sipas Reuters, në një mesazh me rastin e "Ditës së Rusisë", Kim mbështeti vendimin e tij në lidhje me konfliktin në Ukrainë dhe theksoi solidaritetin e plotë të vendit të tij me Rusinë. Në një mesazh të publikuar në agjencinë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut, Kim shtoi: "Drejtësia padyshim do të mbizotërojë dhe populli rus do t'i shtojë lavdi historisë së fitoreve të tij". Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu bëri thirrje për "bashkëpunim më të ngushtë strategjik" me Moskën dhe premtoi t’i shtrëngojë dorën Presidentit të Rusisë në përputhje me dëshirën e përbashkët të popujve të të dy vendeve për të realizuar qëllimin e madh të një vendi të fuqishëm. Sipas Reuters, Koreja e Veriut pas fillimit të luftës në Ukrainë është përpjekur të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë. Ajo ka kritikuar politikën hegjemoniste dhe arbitrare të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.