Grossi udhëton për në Kiev
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145294-grossi_udhëton_për_në_kiev
Pas përshkallëzimit të konflikteve ushtarake në Ukrainë, veçanërisht pranë termocentralit bërthamor Zaporozhia, Rafael Grossi, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike, njoftoi se javën e ardhshme planifikon të udhëtojë në Kiev dhe të vizitojë këtë termocentral.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 12, 2023 11:27 Europe/Tirane
  • Grossi udhëton për në Kiev

Pas përshkallëzimit të konflikteve ushtarake në Ukrainë, veçanërisht pranë termocentralit bërthamor Zaporozhia, Rafael Grossi, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike, njoftoi se javën e ardhshme planifikon të udhëtojë në Kiev dhe të vizitojë këtë termocentral.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Grossi tha se në fund të muajit se planifikon të udhëtojë për në Moskë, por deri më tani nuk është vendosur ndonjë datë specifike për këtë udhëtim.  Udhëtimi vjen pasi agjencia thotë se dëshiron të zgjerojë mbikëqyrjen e saj mbi termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. Kryebashkiaku i Tokmek në rajonin e Zaporozhia ka njoftuar për bombardimin e këtij rajoni nga forcat ukrainase të cilët kanë përdorur raketa Grad me shumë drejtime. Përveç kësaj, shkatërrimi i digës Kakhovka, e cila është burimi i furnizimit me ujë për ftohjen e reaktorëve të termocentralit Zaporozhia, ka krijuar probleme të reja për këtë termocentral bërthamor.  Diga Kakhovka e kontrolluar nga Rusia përgjatë vijës së frontit në rajonin Kherson u shkatërrua më 6 qershor, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga frika e fatkeqësive njerëzore dhe mjedisore.  Ukraina akuzon Rusinë për hedhjen në erë të një dige në lumin Dnieper, ndërsa Moska thotë se Kievi qëlloi në strukturë.