Udhëheqësi i Koresë së Veriut zotohet për bashkëpunim me Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145318-udhëheqësi_i_koresë_së_veriut_zotohet_për_bashkëpunim_me_putinin
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se ai është i hapur për bashkëpunim me presidentin rus Vladimir Putin, duke i ofruar "mbështetje dhe solidaritet të plotë" Moskës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 12, 2023 20:24 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i Koresë së Veriut zotohet për bashkëpunim me Putinin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se ai është i hapur për bashkëpunim me presidentin rus Vladimir Putin, duke i ofruar "mbështetje dhe solidaritet të plotë" Moskës.

Në një mesazh drejtuar Putinit të hënën me rastin e festës kombëtare të Rusisë, Kim bëri thirrje për "bashkëpunim më të ngushtë strategjik" me Moskën dhe " për bashkëpunim me presidentin rus, në përputhje me dëshirën e përbashkët të popujve të të dy vendeve për të përmbushur qëllimin e madh për ndërtimin e një vendi të fuqishëm.” Kim gjithashtu u zotua për "mbështetje të plotë" të qeverisë së tij për luftën e Rusisë me Ukrainën, megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt luftën, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA. “Drejtësia me siguri do të fitojë dhe populli rus do të vazhdojë t'i shtojë lavdi historisë së tij", tha udhëheqësi i Koresë së Veriut. Kim vlerësoi "vendimin dhe udhëzimin e saktë të Putinit... për të penguar kërcënimet në rritje të forcave armiqësore". Kim e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një "luftë proxy" të SHBA për të shkatërruar Rusinë. Ai ka dënuar ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin dhe ka fajësuar për konfliktin “politikën hegjemoniste” dhe “ekspansioniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.