NATO nis stërvitjet “Air Defender 23” në Evropë
(last modified Mon, 12 Jun 2023 18:25:38 GMT )
Qershor 12, 2023 20:25 Europe/Tirane
  • NATO nis stërvitjet “Air Defender 23” në Evropë

NATO ka nisur stërvitjen më të madhe ajrore ndonjëherë në Evropë më 12 qershor, për të shfaqur unitetin drejt partnerëve dhe ndaj kërcënimeve të mundshme, sikurse Rusia.

Në stërvitjet “Air Defender 23”, që udhëhiqen nga Gjermania, do të përfshihen rreth 250 avionë luftarakë nga 25 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere, përfshirë Japoninë dhe Suedinë. Stërvitjet do të zgjasin deri më 23 qershor. Deri në 10.000 ushtarë marrin pjesë në stërvitjet që kanë për synim të rrisin ndërveprimin dhe gatishmërinë për t’u mbrojtur ndaj sulmeve me dronë dhe raketa, në rast të ndonjë sulmi brenda territorit të NATO-s. Në shtunën, qindra protestues u mblodhën në Vunstrof të Gjermanisë për të kundërshtuar stërvitjet. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime si “praktikoni paqe, e jo luftë”. Ata po ashtu bënë thirrje për “zgjidhje diplomatike” të krizës së Ukrainës dhe armëpushim të menjëhershëm.

 

Tags