Amerika ka fshehur rreth 150 bomba bërthamore në Evropë
(last modified Tue, 13 Jun 2023 15:15:22 GMT )
Qershor 13, 2023 17:15 Europe/Tirane
  • Amerika ka fshehur rreth 150 bomba bërthamore në Evropë

Fushata Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore (ICAN) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur fshehurazi rreth 150 koka bërthamore në pesë vende evropiane.

Agjencia e lajmeve Tass njoftoi se Alicia Sanders-Zakreh, koordinatorja e Fushatës Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore (ICAN), njoftoi të martën në mëngjes se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur rreth 150 bomba bërthamore në bazat e forcave ajrore amerikane në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi pa kurrfarë njoftimi zyrtar.

Koordinatorja e ICAN vazhdoi: "Ndërsa nuk ka asnjë konfirmim ose mohim publik në lidhje me vendosjen e armëve bërthamore amerikane në tokën evropiane, ne e dimë se armët bërthamore të SHBA janë vendosur në pesë vende në të gjithë Evropën".

Sipas Sanders Zakre, vendosja e armëve bërthamore në vendet evropiane ka shkaktuar shqetësim të madh për ICAN. Ajo paralajmëroi se një situatë e tillë mund të rrisë rrezikun e një lufte bërthamore.

Sanders Zakre theksoi: "Shpenzimet e SHBA për armët bërthamore janë pothuajse pesë herë më të larta se shpenzimet e Rusisë".

Dje, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) raportoi gjithashtu se ndërsa numri i kokave bërthamore të vendosura në mes të konfliktit ushtarak në Ukrainë rritet, fuqitë bërthamore po përmirësojnë arsenalet e tyre.

Instituti i Paqes i Stokholmit shtoi se rreth 2000 koka luftarake, kryesisht që i përkasin Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, janë në gatishmëri.