Qershor 14, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Mijëra mjekë britanikë në grevë

Mijëra mjekë britanikë kanë hyrë në grevë për tre ditë për të protestuar për pagat e ulëta.

Kriza ekonomike dhe kostoja e lartë e jetesës kanë përfshirë Britaninë dhe disa vende të tjera evropiane si Gjermania dhe Franca që nga viti 2022, pas politikave anti-ruse të këtyre vendeve dhe mbështetjes së tyre për Ukrainën në luftën me Rusinë.

Kjo krizë ka shkaktuar një rritje të inflacionit dhe pakënaqësi në shtresat e ndryshme të shoqërisë së këtyre vendeve, e më pas, ka rezultuar me organizimin e raundeve të njëpasnjëshme të grevave në shenjë proteste ndaj kushteve të punës dhe të ardhurave ekonomike.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se mjekët britanikë janë në grevë për tre ditë nga mëngjesi i së mërkurës deri në mëngjesin e së shtunës në shenjë proteste për pagat e tyre të ulëta, të cilat sipas parashikimeve do të shkaktojnë probleme të mëdha në sektorin e shëndetësisë në këtë vend.

Stephen Powis, drejtor i mjekësisë kombëtare në shërbimet e shëndetësisë kombëtare të Britanisë, paralajmëroi se greva do të ketë një ndikim të gjerë në sektorin e kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të çojë në anulimin e vizitave mjekësore për pacientët.

Në prill, rreth 27,000 mjekë britanikë organizuan një grevë katër-ditore që anuloi 196,000 vizita dhe operacione ambulatore.

Mjekët protestues britanikë kërkojnë rritjen e pagave me 35% dhe vlera reale e pagave të tyre të arrijë nivelin e viteve 2008 dhe 2009. Steve Barclay, ministri britanik i shëndetësisë, e quajti kërkesën e tyre të paarsyeshme dhe e kundërshtoi.

Sindikata e Shoqatave Mjekësore në Britani po planifikon të mbajë një votim midis anëtarëve të saj javën e ardhshme nëse do të vazhdojë grevën për gjashtë muaj. Nëse ky plan merr një votë pozitive, sektori britanik i kujdesit shëndetësor ndoshta do të përfshihet në një grevë të mjekëve deri në fillim të vitit 2024. Aktualisht kjo sindikatë ka planifikuar të mbajë tre ditë grevë çdo muaj.

Tags