Erdogan fton Putinin në Turqi
Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë rënë dakord që lideri rus të vizitojë Turqinë së shpejti, raportoi të premten Interfax, duke cituar një zyrtar të Kremlinit.
Kjo është vizita e parë e Putinit në një vend të NATO-s që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt 2022. "Ka një ftesë nga presidenti turk. Putin dhe Erdogan ranë dakord që takimi të zhvillohet në të ardhmen e afërt, por ne ende po flasim për një ditë specifike dhe një datë specifike," tha këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Yury Ushakov. Erdogan, i cili u rizgjodh muajin e kaluar për një mandat tjetër pesëvjeçar, ka kërkuar të mbajë lidhje të forta me Moskën dhe Kievin që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë. Turqia ka refuzuar të bashkohet me aleatët e saj perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, por gjithashtu ka dërguar armë në Ukrainë dhe ka kërkuar respekt për sovranitetin e saj.