Putin zbulon një traktat të paqes të lënë anash nga Ukraina
Presidenti i Rusisë, për herë të parë zbuloi një traktat të paqes të cilin e kishte lënë anash Ukraina.
Raundi i fundit i negociatave ballë për ballë midis Rusisë dhe Ukrainës u mbajt në Turqi më 29 mars të vitit 2022. Pas kësaj, Kievi refuzoi zyrtarisht çdo kontakt me Moskën.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin zbuloi të shtunën draft dokumentet që u nënshkruan më shumë se një vit më parë nga përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll të Turqisë.
Gjatë një takimi me një grup liderësh afrikanë në Shën Petersburg, Vladimir Putin tha: "Moska dhe Kievi ranë dakord mbi kushtet e përgjithshme të neutralitetit të Ukrainës dhe garancive të sigurisë gjatë bisedimeve të paqes në mars të vitit 2022, por Kievi më pas papritur tërhoqi dokumentet që delegacioni i tij i kishte firmosur tashmë dhe e hodhi në koshin e plehrave të historisë atë marrëveshje.
Putinit theksoi se sipas këtij drafti, Ukraina duhet të përfshijë “neutralitetin e përhershëm” në kushtetutën e saj dhe si garantues përfshihen emrat e Rusisë, Amerikës, Britanisë së Madhe, Kinës dhe Francës.
Në këtë dokument, Moska propozoi që Ukrainës t'i lejohej të kishte 342 tanke, 1200 automjete të blinduara, 96 raketahedhës të shumëfishtë, 50 avionë luftarakë dhe 52 avionë të ndihmës emergjente.
Nga ana tjetër, Kievi kërkoi 800 tanke, 2400 automjete të blinduara, 600 raketahedhës të shumëfishtë, 74 avionë luftarakë dhe 86 avionë të ndihmës emergjente.
Në këtë dokument, palët kishin paraqitur gjithashtu propozime për kufizimin e lëshuesve të mortajave, armëve antitanke dhe sistemeve raketore kundërajrore të Ukrainës dhe pajisjeve të tjera.
Presidenti i Rusisë e konsideroi Ukrainën si "përgjegjëse për ndërprerjen" e bisedimeve midis Kievit dhe Moskës dhe theksoi se Rusia është e gatshme të bisedojë me të gjitha vendet pro paqes për të zgjidhur krizën në Ukrainë.