Uashingtoni bisedimet e Blinken në Pekin i cilësoi si konstruktive
(last modified Mon, 19 Jun 2023 07:28:20 GMT )
Qershor 19, 2023 09:28 Europe/Tirane
  • Uashingtoni bisedimet e Blinken në Pekin i cilësoi si konstruktive

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken në Pekin pati bisedime të ndershme, cilësore dhe konstruktive me ministrin e Jashtëm kinez, Chin Gang.  

Sipas Guardian, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha: Me homologun tim kinez, kam pasur bisedime të sinqerta dhe konstruktive ku theksova rëndësinë e diplomacisë dhe ruajtjes së kanaleve të komunikimit me Kinën për të reduktuar keqkuptimet. Anthony Blinken tha se ka ftuar homologun e tij kinez të vizitojë Uashingtonin dhe pritet që ai të vijë në Amerikë në momentin e duhur. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken të dielën në mëngjes mbërriti në Pekin. Blinken është diplomati i parë i lartë amerikan që vizitoi Kinën në 5 vitet e fundit. Sipas Guardian, takimi mes Anthony Blinken dhe homologut të tij kinez në Pekin ka zgjatur 7 orë. Media shtetërore e Kinës (Global Times) raportoi se ministri i jashtëm kinez Chin Gang në takim me Blinken ka thënë: "Pekini është i përkushtuar për të vendosur marrëdhënie të qëndrueshme, të parashikueshme dhe konstruktive me Uashingtonin". Ai gjithashtu shprehu qartë shqetësimet e Kinës për interesat kryesore të vendit, përfshirë çështjen e Tajvanit, të cilën e cilësoi atë si rrezikun më të rëndësishëm në marrëdhëniet Kinë-SHBA. Megjithatë, të gjithë sytë janë drejtuar asaj se nëse Blinken do të takohet edhe me Presidentin Xi Jinping apo jo. Blinken fillimisht kishte planifikuar të vizitonte Kinën në shkurt, por zbulimi i një balone spiune kineze mbi Shtetet e Bashkuara e shtyu udhëtim e planifikuar të Blinken. Ndërsa Kina dhe Shtetet e Bashkuara përplasen për një sërë çështjesh nga tregtia tek teknologjia e deri te siguria rajonale, gjatë takimit të dyja palët shpresuan për përmirësimin e lidhjeve mes tyre. Zyrtarët dhe analistët amerikanë presin që vizita e Blinken të hapë rrugën për më shumë takime dypalëshe në muajt e ardhshëm, duke përfshirë vizitën e mundshme të sekretares së Thesarit Janet Yellen dhe Sekretares së Tregtisë Gina Raimondo. Kjo gjithashtu mund të hapë rrugën për bisedime midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit të SHBA Joe Biden.   Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara vitet e fundit janë përkeqësuar shumë dhe kanë nxitur frikën se një ditë këto vende mund të përplasen për ishullin autonom të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si të sajin.

Tags