Alarm i kuq në Kinë për shkak të vapës së paprecedentë
(last modified Sun, 25 Jun 2023 18:50:29 GMT )
Qershor 25, 2023 20:50 Europe/Tirane
  • Alarm i kuq në Kinë për shkak të vapës së paprecedentë

Në të njëjtën kohë me vazhdimin e motit të nxehtë në Kinë, në të gjithë vendin është shpallur alarm i kuq.

Sipas kanalit të lajmeve CGTN, nuk ka shenja të rregullimit të temperaturës së ajrit, e cila ka qenë e paprecedentë që nga viti 2015. Vapa e pandërprerë vazhdon të përfshijë veriun e  Kinës.  Zyrtarët në Pekin për herë të parë në dy ditë radhazi kanë njoftuar temperatura mbi 40 gradë Celsius.  Sasia e konsumit të energjisë elektrike është aktualisht 35% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Më shumë se 19,000 ekspertë elektrikë në të gjithë vendin janë në gatishmëri për situata emergjente. Shkollat ​​janë këshilluar që të anulojnë klasat në natyrë ose të reduktojnë orët e tyre në minimum.   Shkollat ​​kanë menduar edhe masa paraprake për të përballuar goditjen e nxënësve nga i nxehti gjatë provimeve.  Ekspertët thonë se kjo vapë e vazhdueshme nuk ka prekur vetëm Pekinin, por edhe një pjesë të madhe të Kinës.  Ekspertët e motit kanë parashikuar se kjo valë e paprecedentë e të nxehtit do të vazhdojë për të paktën 10 ditë në Pekin dhe qytetet veriore të Kinës.

Tags