Qershor 28, 2023 10:50 Europe/Tirane
  • 3 persona plagosen nga të shtënat në Nju Xhersi të SHBA

Tre persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në shtetin e Nju Xhersit në SHBA.

Për vite me radhë, shumë amerikanë kanë protestuar kundër lirisë së mbajtjes së armëve në këtë vend. Ata kanë kërkuar reforma të ligjeve në këtë fushë, por lobi i armëve është aq i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara saqë Kongresi nuk ka ndërmarrë ende veprime konkrete për të kufizuar mbajtjen e armëve. Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve IRIB, si pasojë e të shtënave në shtetin e Nju Xhersit, tre persona, përfshirë një grua, një fëmijë dhe një burrë, u plagosën. Policia e ka deklaruar të rëndë gjendjen e kësaj gruaje.

 

Tags