Qershor 29, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe thirrën ambasadorët suedezë

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa dënuan krimin e djegies së Kuranit të Shenjtë në Suedi, thirrën ambasadorët e këtij vendi në Abu Dhabi dhe Aman.

Të mërkurën në mbrëmje, një ekstremist i quajtur Selvan Momika (37 vjeç) në Stokholm, në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, grisi një kopje të Kuranit të Shenjtë dhe i vuri flakën atij në xhaminë qendrore të këtij qyteti. Këtë vepër e ka kryer pasi policia e këtij vendi ka lëshuar leje për të mbajtur një demonstratë anti-islame. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Emirateve (WAM), Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe të enjten thirri ambasadoren e Stokholmit në Abu Dhabi, Lislot Anderson dhe e dënoi ashpër këtë akt të urryer dhe të neveritshëm. Ministria e Punëve të Jashtme të Abu Dhabit theksoi se veprimi i urryer i qeverisë suedeze tregon ikjen e këtyre njerëzve nga përgjegjësia ndërkombëtare dhe mungesë respekti ndaj vlerave shoqërore. Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme jordaneze thirri ambasadorin suedez dhe njoftoi se djegia e Kuranit është një akt shumë i rrezikshëm dhe një shembull i islamofobisë që inkurajon dhunën dhe fyerjet ndaj feve të tjera. Duke deklaruar se veprime të tilla nuk mund të justifikohen me pretekstin e lirisë së fjalës, Jordania sqaroi se këto veprime janë krime dhe provokojnë ndjenjat e më shumë se dy miliardë muslimanëve në mbarë botën. Prandaj, këto veprime të neveritshme, që janë një nga manifestimet më të këqija të kulturës së urrejtjes, duhet të eliminohen dhe të promovohet një kulturë e paqes dhe e pranimit të të tjerëve. Ky veprim i urryer i qeverisë suedeze u shoqërua me protestën e shumë vendeve myslimane, përfshirë Irakun, Turqinë, Republikën Islamike të Iranit dhe Jemenin.

Tags