Myftiu i Omanit bën thirrje për bojkot të mallrave suedeze
(last modified Sun, 02 Jul 2023 07:51:37 GMT )
Korrik 02, 2023 09:51 Europe/Tirane
  • Myftiu i Omanit bën thirrje për bojkot të mallrave suedeze

Në përgjigje të përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Suedi, Myftiu i Omanit bëri thirrje për bojkot të mallrave suedeze.

Të mërkurën në mbrëmje, një suedez i quajtur Selvan Momika (37 vjeç) në Stokholm, në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, grisi një kopje të Kuranit dhe i vuri flakën atij në xhaminë qendrore të këtij qyteti.  Momika e ka kryer këtë krim pasi policia e këtij vendi ka lëshuar lejen për të mbajtur një demonstratë antiislame. Sipas faqes së lajmeve në internet Al-Khalilaj, sheiku Ahmed bin Hamad Al-Khalili, Myftiu i Omanit, të hënën, në reagim ndaj përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Suedi, tha se muslimanët në lindje dhe perëndim të botës duhet të përballen me këtë krim dhe më e pakta që ata duhet të bëjnë kundër këtij krimi është bojkotimi i plotë i produkteve dhe mallrave suedeze. Myftiu i Omanit u kërkoi myslimanëve të botës të bojkotojnë mallrat suedeze. Myftiu i Omanit gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve islamike, qofshin ato qeveri, institucionet apo çdo musliman që kanë transaksione tregtare dhe financiare me Suedinë, që të anulojnë këto transaksione.  Disa vende të tjera islamike, duke përfshirë Pakistanin, Turqinë dhe Jemenin, gjithashtu bënë thirrje për bojkot të mallrave suedeze në të njëjtën kohë me dënimet kundër aktit të keq të djegies së Kuranit në Suedi.

Tags