Korrik 03, 2023 11:19 Europe/Tirane
  • Punëtorët e hoteleve në Amerikë futen në grevë

Mijëra punonjës hotelesh në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të dielën u futën në grevë dhe kërkuan rritje pagash dhe më shumë përfitime.

Sipas IRNA, duke cituar Reuters, sindikata Local Union 11, i cili përfaqëson 15,000 punonjës në më shumë se 60 hotele kryesore në Los Angeles dhe Orange County, grevën e quajti një nga grevat më të mëdha të industrisë së hotelerisë amerikane në vitet e fundit. Koha e mbajtjes së kësaj greve gjatë sezonit të ngarkuar të udhëtimeve verore në Kaliforninë e jugut, do të kërcënojë ekonominë e Los Anxhelosit për shkak të uljes së të ardhurave nga turizmi. Union Local 11 në një deklaratë tha se punëtorët e hoteleve po luftojnë për të përballuar kostot e strehimit të tyre në qytetet ku ata punojnë dhe shumë prej tyre kanë mbetur të pa punë gjatë pandemisë Covid-19.  Kreu i kësaj sindikate Kurt Petersen përmes një deklarate ka bërë të ditur se: Anëtarët tanë janë shkatërruar, fillimisht nga epidemia e Koronës dhe tani nga lakmia e shefave të tyre pavarësisht rritjes së të ardhurave të tyre nga turizmi. Disa mijëra punëtorë në rreth 12 hotele që nga mëngjesi i së dielës kanë lënë punën dhe ndërsa greva vazhdon numri i grevistëve pritet të rritet.

Tags