Rusia: Nuk ka asnjë arsye për të zgjatur marrëveshjen e grurit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146212-rusia_nuk_ka_asnjë_arsye_për_të_zgjatur_marrëveshjen_e_grurit
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se para përfundimit të marrëveshjes së grurit janë marrë masat e nevojshme për nisjen e anijeve nga Deti i Zi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 04, 2023 21:56 Europe/Tirane
  • Rusia: Nuk ka asnjë arsye për të zgjatur marrëveshjen e grurit

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se para përfundimit të marrëveshjes së grurit janë marrë masat e nevojshme për nisjen e anijeve nga Deti i Zi.

Ministria e Jashtme ruse të martën njoftoi se nuk ka asnjë arsye për të vazhduar marrëveshjen e grurit që skadon më 17 korrik. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se Rusia po merr masat e nevojshme që të gjitha anijet e përfshira në këtë marrëveshje të kryejnë me sukses misionin e tyre përpara skadimit të kësaj marrëveshjeje më 17 korrik dhe të largohen nga Deti i Zi përpara datës së caktuar. Dimitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse, të hënën gjithashtu njoftoi se qeveria e Moskës nuk ka shumë shpresa për të zgjatur afatin e dispozitave të marrëveshjes së grurit para përfundimit të mandatit të saj. Deri më tani, me dhjetëra anije me drithëra ukrainase kanë dalë në tregjet botërore duke kaluar nëpër ngushticat turke. Rusia ka kritikuar vazhdimisht moszbatimin e kërkesave të këtij vendi sipas marrëveshjes së grurit.