Korrik 05, 2023 20:48 Europe/Tirane
  • Vazhdon kriza në sektorin e arsimit në Mbretërinë e Bashkuar

Vazhdimi i grevës dhe protestës së mësuesve britanikë kundër kushteve të pafavorshme të punës dhe pagave të ulëta çoi në mbylljen e shumë shkollave në këtë vend.

Mësuesit protestues mëngjesin e së mërkurës u mblodhën para qendrave arsimore britanike për të treguar zemërimin e tyre ndaj neglizhencës së qeverisë.  Mësuesit britanikë po planifikojnë të ndërpresin punën deri të premten, një javë para fillimit të pushimeve verore të shkollës në vend. Kjo është dita e shtatë e grevës që nga fillimi i këtij viti. Disa protestues u mblodhën edhe para parlamentit britanik dhe brohoritën parulla duke kërkuar që qeveria të kujdeset për gjendjen financiare të punonjësve të sektorit të arsimit. Sekretari i Përgjithshëm i Përbashkët i Unionit Kombëtar të Arsimit Britanik tha: Shumë mësues në mes të krizës së kostos së jetesës janë të angazhuar në punë të ndryshme. Raportet tregojnë se anëtarët e Sindikatës Kombëtare të Arsimit, Sindikatës së Mësuesve dhe Unionit të Administratorëve të Shkollave Britanike po votojnë nëse do të hyjnë në grevë vitin e ardhshëm akademik apo jo. Zyrtarë të këtyre sindikatave kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk rrit pagat e punonjësve të këtij sektori, do të planifikohen protesta të tjera për në vjeshtë.

Tags