Arrestohet një rrjet spiunësh të Mossad në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146240-arrestohet_një_rrjet_spiunësh_të_mossad_në_turqi
Inteligjenca turke raportoi shpërbërjen e një grupi spiun sionist të lidhur me Mossadin në Stamboll.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 05, 2023 20:49 Europe/Tirane
  • Arrestohet një rrjet spiunësh të Mossad në Turqi

Inteligjenca turke raportoi shpërbërjen e një grupi spiun sionist të lidhur me Mossadin në Stamboll.

Organizata e Inteligjencës Turke bëri të ditur se ky rrjet spiunazhi, i cili përbëhet nga 15 persona, ka marrë trajnime profesionale të nivelit të lartë dhe ka instaluar pajisje GPS në makinat e disa shtetasve të huaj që jetojnë në këtë vend për të mbledhur informacione rreth tyre.  Sipas informacioneve turke, disa nga të arrestuarit kanë nënshtetësi të vendeve arabe, e disa janë shtetas turq, si dhe është verifikuar edhe një ish-punonjës i ushtrisë turke. Nuk është hera e parë që një rrjet spiunësh i lidhur me Mossad-in arrestohet në Turqi.  Dhjetorin e kaluar, autoritetet turke arrestuan 44 persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin.