Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për përkeqësimin e klimës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146254
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi për përkeqësimin e klimës në muajt në vijim.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Korrik 06, 2023 08:14 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për përkeqësimin e klimës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi për përkeqësimin e klimës në muajt në vijim.

Sipas Sputnik, Tedros Adhanom, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dje të mërkurën paralajmëroi se pritet që në muajt e ardhshëm, tragjeditë që do të shkaktohen nga përkeqësimi i motit, duke përfshirë thatësirën, përmbytjet, stuhitë dhe valët e të nxehtit, të gjitha do të dëmtojnë shëndetin e njeriut. “Tedros Adhanom në vazhdim tha se thatësira e vazhdueshme në Bririn e Afrikës ka shkaktuar uri, shtimin e emigracionit dhe përhapjen e sëmundjeve dhe ka krijuar një barrë të rëndë në qendrat e kujdesit shëndetësor të këtij rajoni. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shtoi se në vitin 2023, rreth 60 milionë njerëz në shtatë vende, Xhibuti, Etiopi, Kenia, Somali, Sudan, Sudan i Jugut dhe Ugandë, do të përballen me pasiguri ushqimore. Më herët, Organizata Botërore Meteorologjike njoftoi se fenomeni i motit El Nino pas shtatë vitesh ka ndodhur sërish në Oqeanin Paqësor dhe kjo mund të çojë në një rritje të temperaturës globale dhe ndryshime klimatike.