Korrik 10, 2023 09:09 Europe/Tirane
  • Stoltenberg dyshon për pjesëmarrjen e Zelenskit në samitin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka dyshime për pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në samitin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Lituani.

Sipas IRNA, cituar nga Sputnik, Stoltenberg të dielën tha:  Njëqind për qind nuk mund të komentojë për këtë, aq më tepër që ai është president i një vendi që është në mes të një lufte, por unë jam gati ta mirëpres. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shtoi: Unë kam folur me të disa herë dhe do të jem i lumtur ta mirëpres në hapjen e takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë. Sipas raportimeve, pjesëmarrja e Zelenskit në samitin e NATO-s varet nëse ai është i kënaqur me mesazhet dhe indikacionet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ndërkohë, Stoltenberg theksoi se ka besim se anëtarët e NATO-s do të arrijnë disi një marrëveshje për të ardhmen e anëtarësimit të Ukrainës. Zëvendësi i zyrës së Zelenskit, "Ihor Zhukovova", së fundi i tha Reuters se nëse liderët e NATO-s nuk tregojnë "guxim" për të ftuar Ukrainën që të bëhet anëtare e kësaj organizate, presidenti i vendit nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, të martën dhe të mërkurën do të presë krerët e NATO-s. Perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, forcimi i krahut lindor të NATO-s dhe shpenzimet ushtarake janë ndër çështjet më të rëndësishme të bisedimeve në këtë takim. Stoltenberg më parë tha se në këtë takim Ukraina nuk do të ftohet zyrtarisht për t'u anëtarësuar në NATO.  Gazeta "Financial Times", duke cituar burime të informuara, zbuloi se zyrtarët e Uashingtonit dhe Berlinit kanë njoftuar se nuk ka ardhur ende koha që Kievi të anëtarësohet në NATO, pasi Ukraina duhet të bëjë reforma të thella strukturore për t'i hapur rrugën anëtarësimit të saj në NATO. Kjo gazetë britanike zbuloi se autoritetet e Uashingtonit dhe ato gjermane u kanë diktuar liderëve të NATO-s se në deklaratën përfundimtare të NATO-s në Lituani do të mjaftohen vetëm me disa klauzola të paqarta për kushtet e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Duhet theksuar se organizata e NATO-s në samitin e Bukureshtit në prill 2008e kishte theksuar pranimin përfundimtar të Kievit në NATO, por drafti paraprak i anëtarësimit të këtij vendi në NATO nuk është prezantuar kurrë.   Në shkurt 2019, parlamenti ukrainas duke bërë reforma ligjore kërkoi anëtarësimin në NATO.

Tags