Paralajmërimi i OKB-së për katastrofën shëndetësore
(last modified Tue, 11 Jul 2023 18:53:35 GMT )
Korrik 11, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i OKB-së për katastrofën shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një fatkeqësi shëndetësore në Sudan për shkak të përleshjeve.

Në deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo organizatë duke paralajmëruar për mundësinë e një fatkeqësie shëndetësore në Sudan, njoftoi se 11 milionë sudanezë kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe pengesat aktuale kanë penguar kujdesin mjekësor për këta persona. Sipas raporteve të Ministrisë së Shëndetësisë së Sudanit dhe Kombeve të Bashkuara, me afrimin e muajit të katërt të konfliktit në Sudan, më shumë se 3000 sudanezë, shumica e të cilëve janë civilë, kanë humbur jetën dhe më shumë se 2.8 milionë njerëz kanë ikur në zona të sigurta brenda dhe jashtë Sudanit. Përleshjet mes ushtrisë sudaneze nën komandën e gjeneralit Abdul Fattah al-Barhan dhe forcave të reagimit të shpejtë të këtij vendi nën drejtimin e gjeneralit Hamidati, vazhdojnë akoma.  Nga ana tjetër, Yusuf Ezzat, këshilltar i komandantit të Forcave të Reagimit të Shpejtë të Sudanit, përshëndeti rezultatet e takimit katërpalësh të IGAD, nismën e armëpushimit dhe të gjitha nismat arabe dhe afrikane.   Në takimin katërpalësh të IGAD-it që u mbajt të hënën në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë, pjesëmarrësit, duke i ftuar të dyja palët për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm, kërkuan hapjen e rrugëve të sigurta humanitare për dërgimin e ndihmave humanitare. Ushtria sudaneze kishte refuzuar të merrte pjesë në takim në shenjë proteste për mungesën e neutralitetit të presidentit të Kenias, William Ruto dhe presidencës së tij.