Kabineti gjerman miratoi një strategji strikte ndaj Kinës
Pas muajsh diskutimesh, kabineti gjerman më në fund të enjten miratoi strategjinë e re të vendit ndaj Kinës.
Sipas IRNA, cituar nga AFP, në këtë strategji të re, Gjermania ka miratuar pozicione më të rrepta ndaj Kinës si partneri i saj më i madh tregtar; Për këtë qëndrim, Pekini ka paralajmëruar do të dëmtojë "bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellë" midis dy vendeve. Kancelari gjerman Olaf Schulz në Twitter shkroi: "Ne në të ardhmen duam të reduktojmë varësinë në zonat kritike ". Ai shtoi se Gjermania ka ndryshuar strategjinë e saj të re kundër “Kinës, e cila ka ndryshuar dhe është bërë më e guximshme. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock deklaroi se strategjia e vendit prej 64 faqesh i ka rrënjët në strategjinë e Bashkimit Evropian ndaj Kinës dhe tregon se Berlini është realist dhe jo naiv. Ky dokument, i cili përfshin qasje të bashkëpunimit të sigurisë, ekonomike dhe shkencore me Kinën, është rezultat i konsultimeve dhe diskutimeve disamujore në qeverinë gjermane. Baerbock nga Partia Gjermane e Gjelbër u përpoq të adoptonte një qasje të ashpër ndaj Kinës dhe të theksonte çështjen e të drejtave të njeriut, por Schultz nga Partia Socialdemokrate donte një qasje miqësore në fushën e tregtisë me Kinën. Pekini reagoi ashpër ndaj kësaj strategjie të re gjermane dhe tha se "të shohësh Kinën si një konkurrente dhe kundërshtare sistematike nuk përputhet me realitetet objektive dhe interesat e përbashkëta të dy palëve". Ambasada kineze në Berlin në një deklaratë paralajmëroi se "një pikëpamje ideologjike e Kinës vetëm sa do të intensifikojë keqkuptimet dhe gjykimet e gabuara dhe do të dëmtojë bashkëpunimin dhe besimin reciprok".