Moska: NATO kërkon të krijojë një imazh negativ rreth Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146558-moska_nato_kërkon_të_krijojë_një_imazh_negativ_rreth_kinës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse tha se vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) po përpiqen të paraqesin një imazh negativ të Kinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 15, 2023 07:04 Europe/Tirane
  • Moska: NATO kërkon të krijojë një imazh negativ rreth Kinës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse tha se vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) po përpiqen të paraqesin një imazh negativ të Kinës.

Krerët e vendeve anëtare të NATO-s të martën, më 11 korrik, në takimin në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, në axhendën e tyre kishin vendosur nxitjen e Kinafobisë. Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, "Maria Zakharova", zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, të premten tha se NATO po kërkon hap pas hapi të krijojë një imazh negativ të Kinës. Zakharova shtoi: NATO për njerëzit e botës dëshiron të përhapë mentalitetin e gjoja kërcënimit të Pekinit duke krijuar një imazh të shtrembëruar të Kinës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse theksoi se duke krijuar këtë mentalitet për Kinën, NATO po përpiqet të përgatisë terrenin për të folur për kërcënimin e Pekinit ndaj Perëndimit. Ndërkohë, Zhang Jun, përfaqësuesi i Kinës në Kombet e Bashkuara, i është përgjigjur qëndrimit të NATO-s kundër Pekinit dhe duke lëshuar një deklaratë ku kritikon veprimet e tepruara të anëtarëve të kësaj aleance dhe ka theksuar se NATO është burimi i të gjitha problemeve.