Prigozhin refuzoi ofertën e Putinit
Udhëheqësi i grupit të milicisë Wagner hodhi poshtë propozimin e presidentit rus për riaktivizimin e këtij grupi.
Pas rebelimit të shkurtër të grupit Wagner të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin dhe marrjes nën kontroll të disa qyteteve dhe linjave të transportit, presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim televiziv këtë rebelim e quajti një goditje me thikë në shpinë të vendit. Presidenti rus Vladimir Putin tha se kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, hodhi poshtë propozimin e tij për të lejuar anëtarët e grupit të shërbenin në kuadrin e një njësie në ushtrinë ruse. Presidenti rus shtoi: Grupit Wagner iu dha mundësia të vazhdonte jetën e tij organizative dhe të shërbente në Rusi, por Prigozhin nuk pranoi. Në të njëjtën kohë, Bjellorusia njoftoi se anëtarët e Grupit Wagner po trajnojnë disa nga ushtarët e saj në zonën ushtarake juglindore të Minskut. Stërvitja e ushtrisë bjelloruse nga Grupi Wagner po zhvillohet ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ky grup po i dorëzon armatimin ushtrisë së vendit.