Kina shfaq forcën në prag të stërvitjes në Tajvan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146582-kina_shfaq_forcën_në_prag_të_stërvitjes_në_tajvan
Në prag të stërvitjes vjetore nën titullin "Han Kuang" në Tajvan, ushtria kineze dërgoi dhjetëra avionë dhe anije rreth këtij ishulli.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 15, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Kina shfaq forcën në prag të stërvitjes në Tajvan

Në prag të stërvitjes vjetore nën titullin "Han Kuang" në Tajvan, ushtria kineze dërgoi dhjetëra avionë dhe anije rreth këtij ishulli.

Tajvani po planifikon të zhvillojë një stërvitje vjetore, ndërsa e di shumë mirë se nuk mund të përballet dhe të përplaset me ushtrinë kineze. Prandaj, ai kryen stërvitje me disa qëllime. Së pari, ai luan në kuadrin e politikave rajonale të Amerikës. Së dyti, për të tërhequr vëmendjen e qarqeve botërore me të ashtuquajturën imazhi negativ kundër Kinës dhe së treti, për ta treguar ushtrinë ishullore të Tajvanit si të denjë. Në këtë mënyrë ai mundohet të tërheqë mendimin e vendeve perëndimore, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, për të ofruar më shumë ndihma ushtarake. Sing Tso, një ekspert i çështjeve ndërkombëtare, thotë: “Amerika e di shumë mirë se Tajvani nuk është në gjendje të përballet me Kinën dhe pa dyshim, Amerika nuk do të përballet me Kinën në një kohë kritike si lufta për Tajvanin. Por për të mërzitur Kinën, ne jemi vazhdimisht dëshmitarë të nxitjes së Tajvanit nga SHBA për të imponuar kosto ushtarake ndaj Pekinit. Që nga presidenca e "Barack Obama", politika e Amerikës është kthyer nga Lindja e Mesme drejt pranisë në Azinë Lindore, dhe që nga presidenca e "Donald Trump", prania e flotës amerikane në ujërat përreth Kinës është rritur shumë dhe Uashingtoni po përpiqet të provokojë Kinën dhe madje Korenë e Veriut duke kryer fluturime me avionë spiunazhi dhe bombardues B-52. Përveç kësaj, mbështetja e Amerikës për pavarësinë e Tajvanit është rritur ndjeshëm. Ndaj, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e ishullit të Tajvanit, ushtria kineze ka dërguar me dhjetëra avionë luftarakë, bombardues dhe avionë të tjerë ushtarakë, përfshirë edhe dronë, në hapësirën ajrore të Tajvanit. Disa avionë ushtarakë kinezë kanë kaluar rrugën ujore Bashi që ndan Tajvanin nga Filipinet dhe arrijnë në Oqeanin Paqësor për të shoqëruar anijet e veta luftarake. Kjo tregon se Kina në asnjë mënyrë nuk është e gatshme të shkurtojë vijën e saj të kuqe territoriale, të cilën "Henry Kissinger", eksperti i lartë ndërkombëtar amerikan, e ka paralajmëruar vazhdimisht Uashingtonin për pasojat e saj. Sipas ish-sekretarit amerikan të shtetit, Kina në asnjë mënyrë nuk do të devijojë nga vija e kuqe e territorit të saj, që është Tajvani dhe politikat ndërhyrëse të Shtëpisë së Bardhë në çështjet e Tajvanit mund të çojnë në një konfrontim të plotë midis Amerikës dhe Kinës. Nga këndvështrimi i Kisingerit, durimi i Kinës në lidhje me mbrojtjen e sovranitetit të saj kombëtar, e cila e konsideron Tajvanin si pjesë integrale të saj, nuk është i pafund dhe nëse sheh veprime që ndërhyjnë në sovranitetin dhe unitetin kombëtar të Kinës, ajo mund të reagojë dhe për këtë përgjegjësi mban Amerika. Në çdo rast, stërvitja ushtarake vjetore e Tajvanit e njohur si Han Kuang në javën e fundit të këtij muaji fokusohet në mbrojtjen e aeroportit ndërkombëtar të ishullit dhe praktikën e sigurimit të trafikut detar në rast të një bllokade të mundshme nga Kina. Kjo do të thotë se nga këndvështrimi i pushtetit vendor të ishullit të Tajvanit, sulmi dhe kapja e këtij ishulli nga Kina është e sigurt dhe me mbajtjen e kësaj stërvitje ai kërkon të tërheqë vëmendjen globale. Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe reagon ndaj çdo veprimi të SHBA-së për të ndarë këtë ishull kinez. Edhe pse politika bazë e Kinës është shmangia e tensioneve dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit për të stabilizuar paqen dhe qetësinë, kjo nuk do të thotë të injorohen përpjekjet për pavarësi të disa rrymave në Tajvan me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.