Putin paralajmëron perëndimin rreth përdorimit të bombave thërrmuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146598-putin_paralajmëron_perëndimin_rreth_përdorimit_të_bombave_thërrmuese
Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj sot (e diel) aksionit të Shteteve të Bashkuara për dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë dhe tha: Rusia rezervon të drejtën të përgjigjet me masa të ngjashme nëse përdoren bomba thërrmuese kundër këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 16, 2023 20:21 Europe/Tirane
  • Putin paralajmëron perëndimin rreth përdorimit të bombave thërrmuese

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj sot (e diel) aksionit të Shteteve të Bashkuara për dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë dhe tha: Rusia rezervon të drejtën të përgjigjet me masa të ngjashme nëse përdoren bomba thërrmuese kundër këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Vladimir Putin deklaroi: Meqenëse municionet e furnizuara nga Perëndimi në luftën proxy kundër Rusisë po mbarojnë, Shtetet e Bashkuara vendosën të dërgojnë bomba thërrmuese në Ukrainë. Duke thënë se Rusia nuk ka nevojë të përdorë ende këto armë vdekjeprurëse, ai theksoi se Rusia ka rezerva të mjaftueshme të të gjitha llojeve të municioneve thërrmuese. Presidenti i Rusisë kujtoi se Uashingtoni e konsideronte përdorimin e bombave thërrmuese si një lloj "krimi". Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë dhe aziatikë kanë ofruar 94.5 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën gjatë 18 muajve të fundit, ndërsa buxheti i përgjithshëm i mbrojtjes i Rusisë është 56.6 miliardë dollarë. Megjithatë, Moska beson se këto kosto, duke përfshirë dërgimin e disa prej pajisjeve më të avancuara të NATO-s, nuk i kanë mundësuar forcave ukrainase të shkatërrojnë linjat ruse të mbrojtjes në Donbass, Zaporozhia dhe Kherson. Putin gjithashtu deklaroi se kundërofensiva ukrainase nuk ishte e suksesshme dhe përpjekjet për të depërtuar në linjat e mbrojtjes ruse dështuan. Më 7 korrik, Colin Call, zëvendës-oficeri i çështjeve politike i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon), njoftoi një paketë të re prej 800 milionë dollarësh ndihme sigurie të SHBA-së për Ukrainën, e cila përfshin më shumë municione artilerie dhe bomba thërrmuese. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, e cila nuk e ka arritur qëllimin e saj të dëshiruar megjithë kostot e tepruara të armëve në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë, ka konfirmuar së fundmi dërgimin e municioneve dhe bombave thërrmuese në Kiev, gjë që ka shkaktuar një valë kritikash në botë për përdorimin e këtyre armëve të ndaluara. Ukraina ka marrë bomba thërrmuese nga Shtetet e Bashkuara, të cilat janë të ndaluara në më shumë se 100 vende. Më herët, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi se dërgimi i bombave thërrmuese nga amerikanët në Kiev do të zgjasë konfliktin në Ukrainë. "Traktati i ndalimit të bombave thërrmuese" është një traktat ndërkombëtar që ndalon çdo përdorim, transferim, prodhim dhe grumbullim të këtyre bombave. Ky traktat u ratifikua më 30 maj 2008 në Dublin dhe hyri në fuqi në gusht 2010. Amerika, Rusia dhe Ukraina janë ndër vendet që nuk e kanë nënshkruar këtë traktat. Pas lëshimit, këto bomba kthehen në shumë bomba më të vogla që mund të shkaktojnë vrasje masive të civilëve. Bombat e pashpërthyera përbëjnë gjithashtu një rrezik për dekada me radhë.