Sulm me raketa në urën e Krimesë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146620-sulm_me_raketa_në_urën_e_krimesë
Raporte të pakonfirmuara nga Krimea bëjnë të ditur për një sulm me raketa në urën që lidh gadishullin me Rusinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 17, 2023 05:29 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa në urën e Krimesë

Raporte të pakonfirmuara nga Krimea bëjnë të ditur për një sulm me raketa në urën që lidh gadishullin me Rusinë.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se dy persona u vranë në urën e Krimesë ose në urën Kerç. Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë thotë se dy persona humbën jetën në një aksident në urë. Guvernatori i këtij rajoni në Telegram njoftoi se dy banorë të rajonit të Belgorodit të Rusisë, një nënë dhe një baba, humbën jetën dhe vajza e tyre u plagos në një aksident mbi urën e Krimesë. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por lëvizja e makinave dhe trenave në këtë urë është ndalur. Mediat ruse, duke cituar dëshmitarë okularë, kanë identifikuar shkakun e aksidentit në urën e Krimesë si sulm me raketa, ndërsa thuhet se një pjesë e urës është shembur. Deri më tani, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka reaguar në lidhje me këtë rast. Kjo është hera e tretë që kjo urë sulmohet; Herën e parë shpërtheu një kamion mbi të dhe herën e dytë në këtë urë u krye një sulm me raketa. Ura e Krimesë 19 kilometra në ngushticën e Kerçit është e vetmja lidhje e drejtpërdrejtë midis rrjetit të transportit rus dhe gadishullit të Krimesë. Ura është thelbësore për furnizimin e Krimesë me karburant, ushqim dhe produkte të tjera, ndërkohë porti i Sevastopolit është baza historike e flotës ruse të Detit të Zi. Gjithashtu, pas sulmit ndaj Ukrainës nga Moska vitin e kaluar, kjo rrugë u bë një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse.