Kushti i Khartoumit për një armëpushim të ri
(last modified Sat, 22 Jul 2023 19:00:40 GMT )
Korrik 22, 2023 21:00 Europe/Tirane
  • Kushti i Khartoumit për një armëpushim të ri

Ministri i Jashtëm i Sudanit deklaroi se kushti për pranimin e një armëpushimi të ri me forcat e reagimit të shpejtë është tërheqja e këtyre forcave nga vendet publike dhe shtëpitë e qytetarëve.

Duke iu referuar fjalëve të këshilltarit të komandantit të forcave të reagimit të shpejtë, “Ali Sadegh” bëri të ditur se perspektivat e bisedimeve në Jeddah nuk janë shumë të qarta sepse këto bisedime janë indirekte dhe bisedimet nuk kanë nisur seriozisht. “Ali Sadegh” shtoi: Kushti i pranimit të armëpushimit të ri është që forcat e reagimit të shpejtë të tërhiqen nga vendet publike (dhe qeveritare), të largohen nga shtëpitë e qytetarëve, të ndalojnë plaçkitjen e pronave të njerëzve dhe të heqin pengesat në rrugë. Sipas zyrtarëve diplomatikë sudanez, një delegacion i ushtrisë ka hyrë në Jeddah për të diskutuar kushtet e armëpushimit të ri nën mbikëqyrjen e Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara. Rifillimi i bisedimeve mes ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë në Jeddah ka nisur ndërkohë që mediat sudaneze raportuan për intensifikimin e luftimeve në qytetet Khartoum, Omdurman dhe Bahri dhe njoftuan: Konflikti mes dy palëve është shtrirë edhe në rajonet Kordofan Verior dhe Darfurin e Jugut, gjatë të cilit janë vrarë dhe plagosur një numër qytetarësh.

Tags