Ceremoni zie në natën e Ashures në Qendrën Islamike të Anglisë
(last modified Fri, 28 Jul 2023 08:38:38 GMT )
Korrik 28, 2023 10:38 Europe/Tirane
  • Ceremoni zie në natën e Ashures në Qendrën Islamike të Anglisë

Ceremonia e zisë e Ashures së Huseinit (a. s.) u mbajt të enjten me programe të ndryshme në një atmosferë spirituale dhe në prani të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe delegacioneve fetare në këtë vend.

Qendra Islamike e Anglisë u bë vendi i mbledhjes së një numri të madh shiitësh dhe besimtarësh të kombësive të ndryshme në natën e Ashures së imam Huseinit. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, ndjekësit e Hazretit Aba Abdullah al-Hussein (a. s.) në këtë ceremoni madhështore, mbajtën zi për pafajësinë dhe pastërtinë e Ehli Bejtit (a. s.). Aktivitetet e Qendrës Islame të Anglisë, e cila është një nga qendrat kryesore të komunitetit të myslimanëve të nacionaliteteve të ndryshme në Londër, ishin pezulluar që prej rreth tre muajsh, por me insistimin e këtij e institucioni dhe në bashkëpunim me qeverinë britanike, u bë e mundur organizimi i ceremonisë së Ashures. Sot (e premte) është dita e dhjetë e muajit Muharrem të vitit 1445 hixhri (28 korrik 2023), dita e Ashures së imam Huseinit (as). Dita e 10-të e Muharremit është përvjetori i martirizimit të prijësit të dëshmorëve, Hazretit Imam Husein (a. s), imamit të tretë të shiitëve, i cili ra dëshmor më 10 Muharrem të vitit 61 hixhri në Qerbela në moshën 57-vjeçare.

Tags