Korrik 29, 2023 21:15 Europe/Tirane
  • Shpërthim në Tajlandë / 9 persona të vdekur dhe 115 të plagosur

Nëntë persona humbën jetën dhe më shumë se 100 u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një magazinë materialesh të ndezshme në Tajlandë.

Besohet se shpërthimi në qytetin Sungai Kolok në provincën jugore Narathiwat është shkaktuar nga saldimi gjatë punimeve në ndërtesë. Guvernatori i provincës Narathiwat, Sanan Pongksorn tha: Një magazinë ku ishin ruajtur fishekzjarrët shpërtheu pasdite. Statistikat e fundit janë 9 të vdekur dhe 115 të plagosur. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë një gabim teknik në procesin e saldimit të çelikut.

 

Tags