Kryeministri polak: Forcat e Wagnerit po i afrohen kufirit tonë
(last modified Sun, 30 Jul 2023 07:18:05 GMT )
Korrik 30, 2023 09:18 Europe/Tirane
  • Kryeministri polak: Forcat e Wagnerit po i afrohen kufirit tonë

Kryeministri i Polonisë bëri të ditur se një grup ushtarësh të grupit Wagner janë vendosur në afërsi të kufirit të këtij vendi.

Mateusz Morawiecki njoftoi se një grup prej 100 ushtarësh nga grupi ushtarak Wagner iu afruan qytetit Grodno në Bjellorusi, që ndodhet afër kufirit me Poloninë. Mariusz Blaszczak, Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, duke iu referuar dislokimit të forcave “Wagner” në Bjellorusi, theksoi se Polonia ka dyfishuar kapacitetin e ushtrisë së vendit dhe do ta rrisë atë nga tre në gjashtë njësi. Blaszczak tha se ai kishte nënshkruar më parë një dokument sipas të cilit numri i trupave të ushtrisë polake me kohë të plotë do të rritet nga 172,000 në 300,000. Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria e Varshavës "po e zbaton gradualisht këtë qëllim". Me të mbërritur në Minsk, forcat e Wagner filluan të trajnojnë forcat bjelloruse dhe të transferojnë përvojat e tyre të luftës gjatë rrethimit të qytetit të Bakhmut në Ukrainë. Prania e Wagner në Bjellorusi është bërë një shqetësim i madh për Varshavën dhe Polonia ka pohuar se pret që Rusia për të ndërmarrë një veprim provokues”.

Tags