Zelenski: Lufta ka arritur në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147064-zelenski_lufta_ka_arritur_në_rusi
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të dielën pas një sulmi me dron në një zonë biznesi në Moskë tha se tani lufta ka arritur në Rusi, në qendrat e saj strategjike dhe bazat ushtarake.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 31, 2023 09:12 Europe/Tirane
  • Zelenski: Lufta ka arritur në Rusi

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të dielën pas një sulmi me dron në një zonë biznesi në Moskë tha se tani lufta ka arritur në Rusi, në qendrat e saj strategjike dhe bazat ushtarake.

Sipas Guardian, Volodimir Zelenski të dielën, në margjinat e udhëtimit të tij në qytetin Ivano në perëndim të këtij vendi tha: Ukraina po bëhet më e fortë, por ende duhet të përgatitet për sezonin e dimrit. Zelenski gjithashtu premtoi të mbrojë infrastrukturën e energjisë elektrike të Ukrainës nga sulmet ruse. Rusia të dielën në mëngjes njoftoi se kishte kapur dronët ukrainas në dy sulme të ndara, njëra me qëllim gadishullin e Krimesë dhe tjetra në Moskë. Pas këtij incidenti, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin njoftoi se nuk ka pasur viktima në këtë sulm me dron. Sipas tij, si pasojë e këtij incidenti nuk ka persona të lënduar dhe vetëm dy objekte zyrash në Moskë janë dëmtuar lehtë dhe Aeroporti Ndërkombëtar rus në Moskë është mbyllur për një kohë të shkurtër. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se sulmi ndaj Moskës u bë me tre dronë, njëri prej të cilëve u rrëzua dhe dy të tjerët u neutralizuan. Ky është sulmi i katërt i tillë këtë muaj dhe i treti brenda një jave. Ky sulm rriti shqetësimet rreth cenueshmërisë së Moskës në muajin e 18-të të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.