Erdogan i bën thirrje Putinit të ulë tensionet në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147168-erdogan_i_bën_thirrje_putinit_të_ulë_tensionet_në_ukrainë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje homologut të vet rus, Vladimir Putin, të mërkurën, të mos i përshkallëzojë më shumë tensionet, pasi Moska i sulmoi me dronë objektet jetike për eksportimin e drithërave nga Ukraina.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 02, 2023 21:05 Europe/Tirane
  • Erdogan i bën thirrje Putinit të ulë tensionet në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje homologut të vet rus, Vladimir Putin, të mërkurën, të mos i përshkallëzojë më shumë tensionet, pasi Moska i sulmoi me dronë objektet jetike për eksportimin e drithërave nga Ukraina.

Erdogan luajti rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes tashmë të prishur për eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetësues në konflikt. Lideri turk tha se “nuk duhet të merret asnjë hap i cili do t’i përshkallëzonte tensionet në luftën Rusi-Ukrainë”. Ai e nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes së drithërave, të cilën e quajti “ura për paqe”, thuhet në një komunikatë për media të Presidencës turke. Erdogani i tha Putinit se pasiviteti afatgjatë i marrëveshjes së drithërave “nuk do t’i bëjë dobi askujt”, dhe se vendet në nevojë do të vuanin më së shumti. Dy liderët po ashtu u pajtuan për një vizitë të Putinit në Turqi, sipas zyrës së Erdoganit, e cila megjithatë nuk tregoi ndonjë datë të caktuar për këtë vizitë.