Biden: Presidenti i Nigerit duhet të lirohet
Në një deklaratë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Presidentit të Nigerit.
Sipas Zërit të Amerikës, kjo deklaratë thotë: Populli i Nigerit ka të drejtë të zgjedhë liderët e tij dhe ka shprehur vullnetin e tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat duhet të respektohen. Pak orë më parë Ministria e Jashtme e Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e këtij vendi që të përmbahen nga udhëtimi në Niger dhe të largohen nga ky vend. Ministria urdhëroi gjithashtu largimin e disa prej stafit të saj diplomatik. Ministria e Punëve të Jashtme e administratës së Biden ka renditur krimin, terrorizmin dhe rrëmbimin si ndër rreziqet në Niger. Më 26 korrik, forcat e gardës presidenciale të Nigerit i dhanë fund epokës së re të politikës dhe përvojës së parë të një transferimi paqësor të pushtetit në këtë vend të kolonizuar, duke arrestuar presidentin e vendit Muhamed Bazoum brenda pallatit presidencial. Nigeri me një sipërfaqe prej 1.3 milionë kilometrash katrorë, është vendi më i madh në rajonin e Afrikës Perëndimore dhe shumica e popullsisë prej 24 milionë banorësh janë myslimanë. Megjithëse Nigeri është një nga vendet më të varfra në botë, ai gjithashtu ka rezervat më të mëdha të uraniumit. Ky vend ishte koloni franceze deri në vitin 1960 dhe në këtë vit shpalli pavarësinë nga ky vend.