Vazhdon kriza e shkaktuar nga grushti i shtetit në Niger
Kriza politike në Niger është përshkallëzuar edhe më shumë.
Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, i njohur si ECOWAS, e ka kërcënuar Nigerin me sulm ushtarak dhe sanksione dhe drejtuesit e grushtit të shtetit kanë paralajmëruar se do t'i përgjigjen çdo ndërhyrjeje ushtarake të huaj në këtë vend. Gjenerali Abdulrrahman Tiani, kreu i këshillit ushtarak të Nigerit, deklaroi se sanksionet e ECOWAS (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore) kundër këtij vendi janë të paligjshme dhe çnjerëzore dhe deklaroi se ne kurrë nuk do t'i dorëzohemi presionit. Ai tha: Forcat ushtarake të Nigerit nuk do të përçahen kurrë dhe nuk do të kundërvihen ndaj njëri-tjetrit për qëllime politike dhe asgjë nuk do të jetë në gjendje të krijojë pengesa në procesin e transferimit të pushtetit dhe ruajtjes së sovranitetit kombëtar të Nigerit. Puçistët kanë anuluar gjithashtu marrëveshjet e bashkëpunimit ushtarak me Francën dhe janë zotuar se do t'i përgjigjen menjëherë çdo ndërhyrjeje ushtarake të huaj. Pas grushtit ushtarak të shtetit në Niger, në krye të Këshillit Kalimtar të këtij vendi është emëruar gjenerali “Abdulrrahman Tiani”. Ai deklaroi se qëllimi i grushtit të shtetit ishte t'u priten duart francezëve nga ky vend. Ndërkohë, mijëra mbështetës të grushtit të shtetit demonstruan në Niamey, kryeqytetin e Nigerit, në të njëjtën kohë me 63-vjetorin e pavarësisë së vendit nga Franca. Demonstruesit brohoritën "Poshtë Franca" dhe deklaruan mbështetjen e tyre për këshillin ushtarak dhe dënuan presionet e Francës dhe Perëndimit. Megjithatë, vendet perëndimore, veçanërisht Franca, ende po përpiqen të bëjnë presion mbi qeverinë e grushtit të shtetit dhe t'i detyrojnë ata të largohen dhe të kthejnë në pushtet presidentin e rrëzuar të këtij vendi, Muhamed Bazoum. Në këtë kontekst, presidenti i shkarkuar i Nigerit, Muhamed Bazoum, për Ëashington Post tha: Nëse grushti i shtetit është i suksesshëm, do të ketë pasoja për vendin tim, rajonin dhe botën. Bazoum konsiderohej një aleat i vendeve perëndimore, veçanërisht Francës dhe një pjesë e madhe e nevojave të Francës, veçanërisht ajo uraniumit i nevojshëm për termocentralet bërthamore të vendit, furnizohej nga Nigeri. Për këtë tani Franca, ndërsa po e dënon fuqishëm grushtin e shtetit, po flet për mundësinë e një sulmi ushtarak ndaj këtij vendi. Ndërkohë drejtuesit e grushtit të shtetit janë zotuar se do t'i përgjigjen çdo sulmi të mundshëm. Fqinjët e Nigerit, Mali dhe Burkina Faso, gjithashtu sulmin ndaj Nigerit e kanë quajtur kërcënim ndaj tyre dhe kanë njoftuar se do të futen në luftë. Disa vende evropiane, pavarësisht se e dënojnë grushtin e shtetit, nuk e mbrojnë sulmin ushtarak. Pavarësisht pasurisë natyrore të këtij vendi, varfëria ekstreme ka pushtuar Nigerin, i cili ishte nën kolonializmin francez për rreth një shekull dhe ky vend aktualisht është vendi i fundit në mesin e 189 vendeve për nga treguesit e zhvillimit njerëzor. Aktualisht, më shumë se gjysma e popullsisë së Nigerit jeton nën kufirin e varfërisë dhe rreth gjysma e fëmijëve të moshës shkollore nuk ndjekin rregullisht shkollën. Prania e grupeve terroriste si Boko Haram, Al-Kaeda dhe degët e këtyre dy grupeve dhe e grupeve të tjera të armatosura aktive në brigjet e Afrikës, ka përkeqësuar situatën e sigurisë duke lënë pasoja politike për këtë vend. Nigeri është vendi i tretë pas Malit dhe Burkina Fasos në këtë rajon që përjeton një grusht shteti. Të gjitha këto vende prej vitesh kanë qenë nën kolonializmin e ri francez dhe forcat ushtarake franceze kanë qenë të pranishme në këto vende me pretekstin e luftës kundër terrorizmit, prani e cila sipas popullit të Nigerit nuk ka pasur sukses në vendosjen e sigurisë. Përveç kësaj, Franca ka qenë një partner i madh tregtar i këtyre vendeve, veçanërisht në nxjerrjen e mineralit të uraniumit. Ibrahim Traore, presidenti i Burkina Fasos, në këtë kontekst thotë: Pse Afrika, e pasur me burime, mbetet rajoni më i varfër në botë? Ne i bëjmë këto pyetje dhe nuk marrim përgjigje. Vendet afrikane kanë vuajtur për dekada nga një formë brutale e kolonializmit dhe imperializmit, që mund të quhet forma moderne e skllavërisë.