Rusia intercepton dronin amerikan mbi Detin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147256-rusia_intercepton_dronin_amerikan_mbi_detin_e_zi
Rusia tha se ka dërguar një avion luftarak Su-30 për të parandaluar një dron amerikan të shkelte kufirin e saj mbi Detin e Zi. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të shtunën ka interceptuar një dron ushtarak të Forcave Ajrore amerikane të tipit Reaper MQ-9 mbi Detin e Zi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 05, 2023 17:20 Europe/Tirane
  • Rusia intercepton dronin amerikan mbi Detin e Zi

Rusia tha se ka dërguar një avion luftarak Su-30 për të parandaluar një dron amerikan të shkelte kufirin e saj mbi Detin e Zi. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të shtunën ka interceptuar një dron ushtarak të Forcave Ajrore amerikane të tipit Reaper MQ-9 mbi Detin e Zi.

"Aeroplani rus u kthye i sigurt në bazën e tij ajrore, pasi u sigurua se nuk kishte shkelje të kufirit. Ndërsa avioni luftarak rus u afrua, droni i huaj zbulues kreu një kthesë dhe u largua nga kufiri," shtoi ministria. Në një incident të ngjashëm në mes të marsit, një dron amerikan Reaper u rrëzua pasi u përplas me një avion luftarak rus mbi Detin e Zi. Dhe më herët në maj, Rusia interceptoi katër bombardues strategjikë amerikanë mbi Detin Baltik në dy incidente të veçanta brenda një jave. Rusia tha gjithashtu se ka interceptuar avionë francezë, gjermanë, polakë dhe britanikë që kur nisi "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.