Niger: Junta mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147336-niger_junta_mbyll_hapësirën_ajrore_për_shkak_të_rrezikut
Liderët e grushtit të shtetit në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pasi I frikësohen kërcënimit të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 07, 2023 17:22 Europe/Tirane
  • Niger: Junta mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut

Liderët e grushtit të shtetit në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pasi I frikësohen kërcënimit të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre.

Tashmë në qiellin e Nigerit nuk ka më asnjë fluturim. Grupi i shteteve të Afrikës Perëndimore ka paralajmëruar më parë se do të përdorë forcën nëse presidenti I vendit, Mohamed Bazoum, nuk rimerr pushtetin deri në orët e para të ditës së sotme. Një zëdhënës i juntës tha se forcat e armatosura të Nigerit janë të gatshme të mbrojnë vendin. Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali Abdourahmane Tchiani, që është komandant i gardës presidenciale, e shpalli veten lider të ri të shtetit. Grushti ushtarak u dënua nga ndërkombëtarët, kryesisht nga Franca dhe SHBA-ja. Dy shtete fqinje të Nigerit, Burkina Faso dhe Mali, kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje të jashtme ushtarake në Niger, do ta konsiderojnë shpallje të luftës ndaj tyre.