Gusht 10, 2023 09:16 Europe/Tirane
  • Gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri në Havai

Një zjarr në Maui, ishulli i dytë më i madh i Havait, detyroi shumë njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.

 Zjarret me lëvizje të shpejtë goditën disa ishuj në Oqeanin Paqësor, sipas zyrtarëve të Havait, raportoi The Guardian.  Si pasojë e zjarrit, të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në ishullin Maui, Havai. Më shumë se 2100 njerëz e kaluan natën në katër strehimore në ishull. Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se zjarret janë shkaktuar nga bimësia e thatë, erërat e forta dhe lagështia e ulët. Sipas Universitetit të Havait, zjarre të mëdha ndodhin pothuajse çdo vit në disa pjesë të Havait, por zjarret  e këtij viti janë të pazakontë. Zjarri në ishullin Maui në shtetin e Havait,  u krijua për shkak të thatësisë së zonës dhe afrimit të stuhisë dhe erërave të forta. Mahina Martin, zëdhënësja e qarkut Maui, situatën e përshkroi si "të paprecedentë" dhe tha: "Era e fortë ndërpreu energjinë elektrike dhe 14,500 njerëz u përballën me mungesën e rrymës. Stuhia “Dura” e cila ndodhet në distancën 805 km në jug të ishullit ka shkaktuar pjesërisht erën e fortë dhe ka ndezur zjarre.

Tags