Këshilli Ushtarak i Nigerit formon një qeveri të re 
(last modified Thu, 10 Aug 2023 18:19:16 GMT )
Gusht 10, 2023 20:19 Europe/Tirane
  • Këshilli Ushtarak i Nigerit formon një qeveri të re 

Këshilli ushtarak i Nigerit formoi zyrtarisht një qeveri të re.

Qeveria e re e Nigerit me 21 ministra është formuar të enjten nga këshilli ushtarak i këtij vendi. “Abd al-Rahman Chiani”, komandanti i puçistëve në Niger, i cili së fundi u emërua në krye të këshillit ushtarak të këtij vendi afrikan, e nënshkroi këtë urdhër. Më 28 korrik, puçistët e Nigerit emëruan Abdul Rahman Chiani në krye të këshillit ushtarak të këtij vendi. Me një sipërfaqe prej 1.3 milion kilometra katrorë, Nigeri është vendi më i madh në rajonin e Afrikës Perëndimore dhe shumica e popullsisë së tij prej 24 milionë banorë janë myslimanë. Edhe pse Nigeri është një nga vendet më të varfra në botë, ai ka edhe rezervat më të mëdha të uraniumit. Ky vend ishte koloni franceze deri në vitin 1960 dhe në këtë vit shpalli pavarësinë nga ky vend.