Varianti i ri i COVID, OBSH: Rastet me “Eris” po rriten 
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147444
Varianti më i ri i COVID, i cili tashmë njihet me emrin “Eris”, që lidhet me nënvariantin Omicron mund të shkaktojë një valë më të lartë edhe pse deri më tani infektimet nuk janë masive.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Gusht 11, 2023 08:15 Europe/Tirane
  • Varianti i ri i COVID, OBSH: Rastet me “Eris” po rriten 

Varianti më i ri i COVID, i cili tashmë njihet me emrin “Eris”, që lidhet me nënvariantin Omicron mund të shkaktojë një valë më të lartë edhe pse deri më tani infektimet nuk janë masive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron një variant që do të merret në konsideratë, megjithëse rreziku për shëndetin publik është vlerësuar i ulët. “Eris” po përhapet globalisht, ku përfshihen Britania e Madhe, Kina dhe SHBA-ja. Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë. “Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik i paraqitur nga variant i ri vlerësohet i ulët në nivel global”, njoftuan ata, duke shtuar se rreziku duket të jetë në të njëjtin nivel me variantet e tjera qarkulluese. Profesoresha e kërkimit për këtë çështje, Christina Pagel, deklaroi se nuk ka prova që ky variant mund të shkaktojë pasoja të rënda në shëndet. Ajo vuri në dukje se rënia e imunitetit qoftë nga vaksinimet apo nga infeksionet e mëparshme mund të nënkuptojë se vala e “Eris” mori më shumë kohë për të arritur kulmin dhe për këtë arsye mund të jetë më e madhe. OBSH renditi një sërë veprimesh që u rekomandoi shteteve anëtare t’i jepnin përparësi për të kuptuar më mirë largimin e antitrupave dhe ashpërsinë e variantit më të ri, përfshirë monitorimin e vazhdueshëm.