Rusia zmbraps një sulm me 20 dronë ndaj Krimesë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147502-rusia_zmbraps_një_sulm_me_20_dronë_ndaj_krimesë
Rusia frenoi gjatë natës një sulm me 20 dronë ukrainas që kishin në shënjestër Krimenë e aneksuar nga Moska, tha të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2023 17:26 Europe/Tirane
  • Rusia zmbraps një sulm me 20 dronë ndaj Krimesë

Rusia frenoi gjatë natës një sulm me 20 dronë ukrainas që kishin në shënjestër Krimenë e aneksuar nga Moska, tha të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Katërmbëdhjetë dronë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse dhe gjashtë të tjerë u neutralizuan në mënyrë elektronike, tha ministria në një postim në Telegram. Nuk ka njoftime për viktima apo dëme. Zyrtarët e Kievit as nuk e konfirmuan dhe as e mohuan përfshirjen e Ukrainës në këto sulme. Guvernatori i emëruar nga Moska i gadishullit të aneksuar, Sergei Aksyonov, tha se mbrojtja ajrore ruse kishte parandaluar gjithashtu një sulm atje duke rrëzuar dy raketa ukrainase. Ura nuk u dëmtua, tha ai, megjithëse trafiku u pezullua për pak kohë. Ura që lidh Krimenë dhe Rusinë ka një rëndësi të madhe për Moskën, si nga ana logjistike ashtu edhe psikologjike, si një arterie kyçe për furnizimet ushtarake dhe civile dhe si një shenjë e kontrollit nga Kremlini mbi gadishullin e Krimesë që e aneksoi pas një referendumi popullor në vitin 2014.