Biden u akuzua për shpërdorim të pushtetit
Presidenti amerikan u akuzua për shpërdorim të pushtetit me qëllim ndërhyrjen në procesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, akuzoi Joe Biden se ka sulmuar Donald Trump, me qëllim që të ndikojë në procesin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, duke publikuar mesazhe në rrjetin social X (ish Twitter), shkroi: “Biden ka armatosur qeverinë kundër kundërshtarit të tij kryesor politik për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024. Tani një prokuror radikal në Xhorxhia po sulmon Trumpin dhe e përdor atë për të mbledhur fonde për karrierën e tij politike, duke ndjekur shembullin e Biden". Juria e Gjykatës së qytetit Fulton në shtetin amerikan të Xhorxhias akuzoi Donald Trump për "mosbindje ndaj ligjit" dhe "përpjekje për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020" dhe lëshoi një urdhër arresti për të. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar të mbahen në nëntor 2024.