Biden u akuzua për shpërdorim të pushtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147618-biden_u_akuzua_për_shpërdorim_të_pushtetit
Presidenti amerikan u akuzua për shpërdorim të pushtetit me qëllim ndërhyrjen në procesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 15, 2023 16:48 Europe/Tirane
  • Biden u akuzua për shpërdorim të pushtetit

Presidenti amerikan u akuzua për shpërdorim të pushtetit me qëllim ndërhyrjen në procesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, akuzoi Joe Biden se ka sulmuar Donald Trump, me qëllim që të ndikojë në procesin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, duke publikuar mesazhe në rrjetin social X (ish Twitter), shkroi: “Biden ka armatosur qeverinë kundër kundërshtarit të tij kryesor politik për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024. Tani një prokuror radikal në Xhorxhia po sulmon Trumpin dhe e përdor atë për të mbledhur fonde për karrierën e tij politike, duke ndjekur shembullin e Biden". Juria e Gjykatës së qytetit Fulton në shtetin amerikan të Xhorxhias akuzoi Donald Trump për "mosbindje ndaj ligjit" dhe "përpjekje për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020" dhe lëshoi ​​një urdhër arresti për të. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar të mbahen në nëntor 2024.